Fqinjët

Jo në të gjitha shtëpit apo lagjet është kontakti në mes fqinjeve dhe fqinjëve njësoj intensiv. Mirëpo në çdo rast është e këshillueshme, që të bisedohet me fqinjet dhe fqinjët -sidomos në rast konfliktesh.

Me ra në kontakt

Në disa shtëpi apo lagje kanë fqinjet dhe fqinjët kontakt të rregullt me njëri tjetrin (festat etj). Në vendet e tjera kjo është më pak e zakonshme. Kush vie i ri, mundet patjetër të prezentohet personalisht, kjo është në kantonin e Basel-Landschaft e përhapur. Nëse fqinjët nuk duan kontakt, nuk do të thotë që kjo ka të bëjë me qiramarrëset apo qiramarrësit e rinj. Prandaj duhet njeriu thjesht të koncentrohet në një miqësi të banimit pranë njëri tjetrit. Ka mundësi të reja me banorët lokal me ra në kontakt, p.sh. shoqatat.

Rregulli shtëpiak

Gati çdo shtëpi, në të cilat banojnë më shumë qiramarrës apo edhe ata që kanë shtëpi të veten, ka rregulla shtëpiake (Hausordnung). Këto rregulla shtëpiake jepen shpesh me kontratë për banesë. Aty janë rregullat për jetë të përbashkët dhe shfrytëzmi i hapësirës të përbashkët, si i dhomës për larje të teshave. Në Zvicër i jepet shumë rëndësi mbajtjes të rregullave shtëpiake. Kjo përkon para s`gjithash kohën e qetësisë, kjo është pjesërisht e rregulluar me drejtësi.

Konfliktet

Nëse personat e tjerë në shtëpi nuk i përmbahen rregullave shtëpiake dhe njeriu ndihet i penguar, sugjerohet që s`pari të bisedohet me personin përkatës. Nëse kjo nuk ndihmon mundet njeriu të drejtohet te qiradhënësi apo te administratori i shtëpisë. Në raste të rënda njeriu mundet edhe policin ta njoftoj (telefoni 117). Policia duhet patjetër të thirret, kur njeriu është dëshmitar i dhunës në një banesë tjetër dhe njeriu përkujdest për mirëqenjen e fqinjeve apo fqinjëve.