Masë paraprake për pleqëri

Me masë paraprake për pleqëri është e sigurt, që të pensionuarve ju mbeten mjaft para për të jetuar. Sistemi zviceran me masë paraprake ka tri shtylla: Sigurimin e pensionit në pleqëri (AHV), masë paraprake në profesion (arka e pensionit) dhe masë paraprake vullnetare për pleqëri (shtylla e 3.)

Sigurimi i pensionit në pleqëri (shtylla 1., 1. Säule)

Sigurimi i pensionit në pleqëri (AHV) është një institut shtetëror. Shumica e personave të rritur duhet për këtë të paguajnë. Shumat zbriten te të punësuarit ҫdo muaj direkt nga rroga, punëdhënësi merr përsipër gjysmën. Të pavarurit apo personat pa vend pune duhet të njoftohen nga në zyrën për sigurime sociale (Sozialversicherungsanstalt, SVA) si duhet t`i paguajnë kontributet e tyre. AHV ju paguan pensionerëve një pension në muaj. Lartësia e pensionit mvaret prej shumës e cila ëshë paguar. AHV i mbështetë edhe në rast vdekje bashkëshortët dhe fëmijët e personit të vdekur (Pension për të veja dhe jetim). Secili dhe secila posedon një letërnjoftim -AHV me numrin e sigurimit personal.

Masë paraprake profesioni (shtylla e 2., 2. Säule)

AHV vetë zakonisht nuk është e mjaftueshme, mbas pensionimit të vazhdohet jetja tutje si më parë. Për këtë eksizton për të punësuarit edhe një masë paraprake në profesion (arka e pensionit, Pensionkase) e cila prej një shume të ardhurave vjetore është e detyrueshme. Shumat zbriten përmuajshëm direkt nga rroga, punëdhënsi duhet s`paku gjysmën ta paguaj. Të pavarurit nuk duhet të paguajnë. Ata mund këtë ta bëjnë vullnetarisht, për këtë janë vetë përgjegjës. Meqë në arkën e pensionit janë para të kursyera, në pleqëri paguhen ose si pension ose mund të tërhiqen menjëherë. Në raste të caktuara munden parat edhe më herë të tërhiqen: Kur njeriu e themelon një firm të veten, kur shpërngulet nga Zvicra, kur njeriu e ndërton një shtëpi për vete apo e blen një banesë.

Masë vullnetare paraprake e pleqëris (shtylla e 3., 3. Säule)

Te shtylla e 3. (3. Säule) bëhet fjalë për një masë paraprake private vullnetare për pleqëri, e cila shpërbleht në përllogaritjen e tatimit. Kjo mundet të bëhet në banka apo sigurime. Preferohet në shtyllën e 3. me kursye para në mënyrë që në pleqëri njeriu të ketë reservë.

Shërbimet plotësuese

Njerëzit e vjetër, që megjithë AHV dhe arkës pensionale nuk kanë para të mjaftueshme të jetojnë, kanë sipas rrethanave të drejtën finanicare të shërbimeve plotësuese (Ergänzungsleistungen). Për duhet të aplikohet në filialen e komunës në zyrën për sigurime sociale. Është qartë e rregulluar, kush ka të drejten e shërbimeve finanziare plotësuese. Shërbimet plotësuese financohen prej taksa pagueseve dhe taksa paguesit.