Kujdestaria e fëmijëve

Shumë baba dhe nëna punojnë edhe pas lindjes të fëmijut. Për këtë ka në kantonin Basel-Landschaft oferta speciale për kujdestari të fëmijëve. Shumica janë me para.

Qëndrim ditor për fëmijë (KITA)

Në çerdhët për fëmijë (Kinderkrippen) fëmijët kanë tërë ditën kujdestari. Shumica e ofertave janë për fëmijë 3 muajsh deri në moshën shkollore. Disa çerdhe për qëndrim ditor të fëmijëve ofrojnë kujdestari për fëmijë shkollor (para dhe pas shkollës edhe përgjatë drekës). Meqë listat e pritjes të shumtën janë të gjata, duhet prindërit fëmijën e tyre ta paraqesin shumë herët. Shpenzimet janë të ndryshme në çerdhet ditore të fëmijëve dhe pjesërisht i bartin komunat. Vendet e qëndrimit ditor të fëmijëve apo të vendbanimt të komunës informojnë për mundësit e paraqitjës dhe shpenzimet.

Grupet për lojë

Shumë fëmijë vizitojnë para hyrjes në shkollë një grup për lojë (Spielgruppe). Aty takohen fëmijët prej përafërsisht 3 vjet pa prindërit e tyre, për me luajt me krijuar etj. me kujdestare të shkolluara. Vizita në grupet e lojës është vullnetare. Për fëmijë që nuk flasin në shtëpi gjermanisht, është grupi për lojë një mundësi me ardhë kontakt me gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson hyrjen në shkollë. Shpenzimet janë të ndryshme dhe pjesërisht i bartë vendbanimi komunal. Grupe për lojë ka pothuajse në çdo komunë, komuna informon mbi mundësin për paraqitje dhe shpenzimet.

Struktura ditore / dreka

Pjesërisht ofrojnë shkollat kujdestari jashtë mësimit. Në shkollat me strukturë ditore (Tagesstruktur) munden fëmijët shkollor gjatë drekës të qëndrojnë në shkollë. Ata e kanë një drekë. Mas shkollës munden nën kujdestari t`i kryejn detyrat e shtëpisë. Këto oferta duhet të paguhen nga prindërit. Tarifat janë shpesh të mvarura nga të ardhurat e prindërve. Fëmiju mund të përfitoj nga kjo ofertë një apo më shumë ditë. Struktura ditore nuk duhet të ngatërrohet me shkollat ditore (Tagesschulen), ku fëmijët pesë ditë në javë në gjithë programin ditor duhet të marrin pjesë.

Familjet ditore

Familjet ditore (Tagesfamilien) janë familje, që fëmijët përgjatë një kohe të caktuar ditore (të shumtën tërë ditën) t`i marrinë pranë vetes. Kjo ofertë për kujdestari të fëmijëve është te prindërit në marrdhënie pune shumë e kërkuar. Ka vende ndërmjetësuese, që gjatë kërkimit të një familje ditore ndihmojnë dhe informojnë mbi tarifat.

Kujdestare për foshnje / Situatat urgjente

Në Zvicër angazhohen shpesh të rinjët si kujdestarë të foshnjave në mbrëmje apo në fundjavë. Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Baselland udhëheq një listë me vende ndërmjetësuese me kujdestar për foshnja të cilët e kanë bërë një kurs. Është e natyrshme që të rinjët të paguhen. Në raste të paparashikuara urgjente ofron Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Baselland përkujdesje për fëmijë. Shembull kur njëri prind duhet të shkoj në spital dhe askush tjetër nuk mund të përkujdeset për fëmijun. Kujdestaria kushton, disa sigurime shëndetësore i mbulojnë shpenzimet.