Koha e lirë

Në kantonin Basel-Landschaft ka mundësi të shumta atraktive për ta kaluar kohën e lirë. Një domethënje të madhe kanë shoqatat. Këto ofrojnë mundësi për të njohur njerzë të tjerë.

Shoqatat

Shumë banore dhe banorë të kantonit Basel-Landschaft janë anëtarë në një shoqatë (Verein). Ka shumë shoqata për interesa të ndryshme. Edhe në komuna të vogla ekzistojnë shoqata për sport-, kulturë dhe të tjera. Ato ofrojn mundësi ideale për me ra në kontakt me njerëzit e tjerë. Shumica e shoqatave janë për të gjithë personat të hapura. Informacione për shoqata, gjinden edhe në faqet e internetit të komunave.

Ofertat për të rinjë

Për të rinjët ka në kantonin Basel-Landschaft shumë oferta specifike, për ta kaluar kohën e lirë dhe me njoftë bashkëmoshatar. Në shumë komuna ka pikëtakime dhe oferta të ndryshme për ta kaluar kohën e lirë. Të rinjë janë nën përkujdesje, munden me i sjell idetët dhe me i zbatue projektet e tyre (Jugendarbeit). Ofertat janë zakonisht falas. Shoqatat për të rinjë ofrojnë mundësin, që s`bashku me bashkëmoshatar të ndërmarrin aktivitete dhe të ushtrojnë sport në natyrë. Bartës të ofertave janë shoqatat, komunat apo kishat e vendit. Ofertat janë të hapura për të gjithë të rinjët. Komuna jep njoftime të tjera.

Shëtitjet dhe kultura

Kantoni Basel-Landschaft ofron mundësi të shumta për shëtitje dhe një ofertë të pasur kulturore. Ka shumë itinerare të bukura për ecje dhe çiklizëm në peizazhin unik të Jurës. Destinacionet e njohura të ekskursionit përfshijnë qytetin romak Augusta Raurica, rajonin "Wasserfallen" ose kështjellat dhe kalatë e shumta që i përkasin kantonit të Basel-Landschaft, ashtu si edhe Rhein ose Birs. Turizmi Baselland ofron informacion mbi ekskursionet dhe ngjarjet. Informacione mbi ngjarjet aktuale kulturore mund të gjenden gjithashtu në gazetat lokale.

Puna vullnetare

Puna vullnetare (Freiwilligearbeit) është një kontribut i shoqërisë për njerëzit dhe ambientin e cila nuk paguhet. Detyra të shumta merren tradicionalisht prej vullnetarëve. Një pjesë e madhe e punës bëhet në shoqata. Kështu mundet njeriu të angazhohet në shoqatat për kulturë, sport, interesa sociale, arsimim, për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit, shëndetësi dhe fusha të tjera. Informacione për punën vullnetare dhe mundësit e nevojshme japin agjensit e specializuara për punë vullnetare Benevol, Kryqi i Kuq Zvicerian Baselland ose Caritas beider Basel.

Sporti / Kultura / Arsimimi

Me Kulturlegi- Letërnjoftim kanë njerëzit me pak para, lirim për sport-kultur- dhe veprimtari arsimore. Për këtë letërnjoftim mund të bëhet kërkesa në Caritas. Caritasi informohet dhe vërteton. A ka njeriu të drejtë të ketë Kulturlegi. Si një ofertë tjetër, pasaporta familjare (Familienpass) u ofron familjeve në Zvicrën veriperëndimore një gamë të gjerë zbritjesh ose ofertash falas. Ka gjithashtu zbritje të shumta dhe oferta falas për fëmijë, adoleshent dhe të rinj, të tilla si "colourkey" ose pasaporta e pushimeve (Ferienpass). Detajet mund të gjenden në faqet e ofertës në internet.