Njohja e diplomave

Diplomat e huaja dhe përfundimet shkollore nuk janë çdoherë në Zvicër të vlefshme. Sipas rrethanave është e mundëshme, që diplomat të procedohen për njohje. Për disa profesione kjo patjetër kërkohet detyrimisht.

Njohja

Personat me diplomë të huaj munden ta procedojnë njohjen në Zvicër me disa kushte. Me njohje vërtetohet, që diploma e huaj apo një tjetër përfundim i shkollës është njësoj i vlefshëm me diplomen apo përfundimin shkollor të Zvicrës. Te profesionet me kualifikim (p.sh njerëzit për përkujdesje mjekësore, personat mësimor etj.) njohja është e nevojshme, për me mund me e ushtrue profesionin. Për njohje janë sipas profesionit apo arsimimit vende të ndryshme përgjegjëse. Njohja kushton. Informacione ndajnë zyrat kontaktuese nacionale për njohjen e diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) apo Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ).

Vërtetim mbi nivelin e arsimimit

Te profesionet pa kualifikim nuk është e nevojshme njohja e diplomës apo e përfundimeve tjera shkollore për me punue në Zvicër. Për këto profesione mundet me u bë kërkesa për një vërtetim niveli (Niveaubestätigung). Kjo tregon gjendjen e diplomës të huaj me atë të sistemit arsimor në Zvicër. Ky vërtetim mund të ndihmoj gjatë kërkimit të një vendi pune. Informacione për vërtetim niveli bëjnë vendet kontaktuese nacionale për njohje të diplomave (Nationale Kontaktstelle für Diplomanerkennung) apo Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ).

Përmbyllja e një profesioni

Të rriturrit me përvojë në një profesion mirëpo pa diplomë të njohur apo pa njohje të përfundimeve tjera shkollore munden më vonë ta bëjnë një arsimim bazë profesioni apo një arsimim të lartë profesioni zviceran. Ecuria mvaret prej arsimimit të mëhershëm, prej përvojës në profesion dhe moshës. Në çdo rast është njohja e gjuhës gjermane si parakusht (niveli B1/B2 sipas Gjer). Të interesuarit munden te Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ) të informohen dhe këshillohen falas. Kush e bënë një përmbyllje të një profesioni, i përmirson gjasat e veta në tregun e punës dhe ka çasje në arsimim e mëtutjeshëm.