Arsimimi profesional / shkollat e mesme

Pas shkollës të detyruar vendosin shumica e të rinjëve për arsimimin profesional. Kush dëshiron të studioj në një shkollë të lartë, duhet sipas rregullit në një shkollë të mesme ta bëjë maturën. Kjo është e mundshme edhe përmbrenda arsimimit profesional.

Domedhënja e arsimimit

Një arsimim i mirë dhe një vend në jetën profesionale kanë një rëndësi të lartë. Suksesi në shkollën e detyruar është shumë i rëndësishëm për mundësit e më vonshme. Pas mbarimit të shkollës të detyruar të rinjët kanë shumë rrugë të hapura, për ta gjetë një zgjidhje në jetën profesionale (Sekundarstufe II). Pa një arsimim të mëtejm është vështirë për ta gjetur një vend të mirë pune. Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ) këshillon të rinjtë dhe prindërit falas në pyetjet për arsimim dhe kualifikim të mëtejshëm.

Arsimimi profesional bazë

Shumica e të rinjëve vendosin pas përfundimit të shkollimit të detyruar për një arsimim profesional bazë (mësim zanati, Berufslehre). Me arsimim profesional mësojnë të rinjët në një ndërmarrje aftësit praktike dhe shkojnë njëkohësisht në një shkollë profesionale. Ka më shumë se 250 profesione për të zgjedhur. Ky shkollim zgjatë prej 2 deri 4 vjet. Të rinjët duhet vetë të kërkojnë një vend për mësim zanati/profesioni në një firmë. Kërkimi fillon që nga dy vitet e fundit të shkollës të detyruar. Shkolla ju ndihmon të rinjëve, mirëpo atyre ju nevojitet edhe ndihma e prindërve. Edhe Qendra e Informacionit të Karrierës u ofron të rinjëve oferta të ndryshme dhe i këshillon ata falas. Të rinjët të cilët e absolvojnë një profesion, munden ta bëjë edhe një mauturë profesioni (Berufsmaturität), ose përgjatë arsimimit bazë profesional apo më vonë. Matura në degë- apo profesion mundësojnë hyrjen pa provim pranues në shkolla të larta.

Shkollat e mesme

Shkollat e mesme (Mittelschulen) ofrojn një arsimim të gjerë të përgjithshëm. Këto shkolla përgatitin për një arsimim akademik në universitete apo shkolla të larta (Fachhochschulen). Shkollat e mesme dallohen në ato që përmbyllen me një maturë gjimnazi (gymnasiale Maturität) dhe në ato që përmbyllen me një maturë në degë- profesion (Fach- apo Berufsmaturität). Matura e gjimnazit mundëson hyrjen pa provim pranues në universitete. Matura në degë- apo profesion mundësojnë hyrjen pa provim pranues në shkolla të larta. Shkollat e larta janë të hapura për personat me maturë gjimnazi, ndërsa universitetet për personat me maturë në degë-profesion me provim pranues. Sipas rastit duhet të bëhen edhe detyra shtesë .

Ofertat urëlidhëse

Të rinjë 18 deri 25 vjeç, të cilët pas shkollimit të detyruar vijnë në kantonin e Basel-Landschaft, munden me parakushte të caktuara të marrin pjesë në ofertën urëlidhëse të qendrës (Zentrum für Brückenangebote, ZBA) të shkollës kantonale për arsimim në profesion (Kantonale Schule für Berufsbildung, ksb). Qëllimi kryesor është hyrja në tregun e punës. Një urëlidhëse i mbështetë të rinjët që ta gjejnë një vend për praktik apo një vend për mësim profesioni/zanati. Të interesuarit do të duhej të drejtohen tek Zyra e koordinimit për ofertat e urëlidhëse në Liestal (Koordinationsstelle Brückenangebote)