Kështu frymon Zvicra

Secili vend ka të veçantat kulturore të vetat. Kështu ka edhe në Zvicër disa ligje të pashkruara, të cilat njeriu duhet t`i vërej.

Kultura të ndryshme

Zvicra është një vend i përzier me kultura të ndyshme. Kjo dhe shkaku i katër gjuhëve të ndryshme. Kështu nuk është e çuditëshme, që mentalitet në rajone janë shumë të ndryshme. Të përbashkat kulturore të Zvicrës gjermane nuk do të thotë të vlejnë edhe për Zvicrën franceze. Edhe dallimet në mes qyteteve dhe rajoneve të fshatit mund të jenë të mëdha. Ka edhe disa të përbashkta.

Përshëndetjet

Gjatë përshëndetjes në Zvicër njeriu e jap dorën dhe shikon në sy, edhe në mes grave dhe burrave. Përshëndetja formale është "Grüezi" (në mes shokëve ka tjera forma të përshëndetjes, si "Hallo" oder "Hoi"). Në rajonet e fshatrave përshëndet njeriu sipas rregullit në rrugë, edhe kur dikend nuk e njeh. Të rëndësishme janë edhe shprehjet "Danke" dhe "Bitte": p.sh. në shitore dhe restorane është gati si një ritual, që njeriu shumë herë thot "Danke" dhe "Bitte".

Përpikëria

Te Zviceranët e famshëm përpikëria nuk ka të bëjë vetëm me një klishe. Nëse njeriu vonohet më shumë se 5 minuta, duhet njeriu të lajmroj me telefon. Posaçërisht në botën e punës vëhet shumë rëndësi në përpikëri. Nëse njeriu don të takohet, normalisht e bënë njeriu më parë një termin. Vizitat e pa paralajmëruara nuk bëhen sipas rregullit edhe në rrethin privat.

Komunikimi indirekt

Në Zvicër shprehet njeriu për gjëra të pakëndëshme shpesh indirekt. Shumë partner të bisedave shprehin kritikë vetëm mfsheftas dhe mfshihen pas frazave. Pastaj, presin, që kjo kritikë të pranohet. Kjo nuk është e lehtë, kur njeriu nuk flet ende perfekt gjermanisht. Meqë njeriu don ta ruaj harmonin, në situata konfliktuoze shpesh i shmanget një konfrontimi direkt. Kështu mund të ndodh, që njeriu për shembull e merr një letër prej fqinjit, kur atij diç i pengon. Te paqartësit pyet njeriu më mirë një herë më shumë se pak.