Hyrja në tregun e punës

Mvaret prej përkatësis shtetërore dhe arsyes të ardhjes se a mundet dikush të punoj apo themeloj një ndërmarrje në Zvicër. Në çdo rast duhet punëtorët të lajmërohen te sigurimet sociale dhe të paguhet tatimi.

Leja e punës

Pyetja për lejen e punës zakonisht sqarohet përnjëherë me dhënjen e leje qëndrimit. Në rastin normal personat me të drejtë leje qëndrimi në Zvicër munden edhe të punojnë. Sipas përkatësis shtetërore dhe kohëzgjatja e punës, kërkesën për leje të punës e bënë punëdhënësi apo punëtori. Nëse nuk dihen procedurat, mundet një prej vendeve të mëposhtme të ndihmoj më tutje. Këto vende këshillojnë edhe personat, të cilët ende nuk banojnë në Zvicër dhe që duan këtu të punojnë. Refugjatët e pranuar (letërnjoftimi B) dhe personat e pranuar përkohësisht me apo pa status për refugjatë (letërnjoftimi F) që nga viti 2019 nuk ju nevojitet më leje-qëndrim special. Mirëpo, gjdo fillim dhe mbarim i punësimit duhet të lajmërohet me një formular zyrtar në kanton. Procedura e lajmërimit (Meldeverfahren). Përgjegjës është kantoni ku njeriu punon. Kjo paraqitje është falas. Azilkërkuesëve (letrënjoftimi N) ju nevojitet leja.

Ndërmarrja vetanake

Se a mundet dikush në Zvicër ta themeloj një ndërmarrje të veten mvaret prej përkatësis shtetërore dhe nga leja e qëndrimit. Për personat nga vendet e EU/EFTA dhe për personat me leje vendosje C themelimi i një ndërmarrje është më i lehtë. Zyra për Migrimin dhe të Drejtat e Qytetarëve (Amt für Migration und Bürgerrecht) e kantonit informon emigrantet dhe emigrantët mbi atë, se a është i mundur themelimi i një ndërmarrje. Zyra mbështetëse e kantonit (Standortförderung) mbështet në zbatimin praktik.

Puna në të zezë

Kush punon dhe nuk është i lajmëruar te sigurimet sociale nuk ka leje të punës apo nuk i deklaron parat për tatim, e bënë veten të dënueshëm. Njeriu flet këtu për punë në të zezë (Schwarzarbeit). Puna në të zezë ka konsekuenca me ligj si për punëdhënësin edhe për punëmarrësin. Përveç kësaj nuk janë punëtorët të siguruar kundër aksidenteve dhe nuk kanë ndalesa për pension parapërkujdesje për pleqëri. Kush beson se punëdhënësi e trajton jo korrekt, do të duhej të shkoj në një këshillimore për drejtësi e cila është falas (Rechtsberatungsstelle).

Të rinjët

Të rinjët tek kur t`i mbushin 15 vjet guxojnë të punojnë. Punë të lehta me kohë zgjatje të vogël (p.sh. punë gjatë pushimeve) janë të lejuara. Prindërit dhe punëdhënësit janë të detyruar të kujdesën që të rinjët të mos mbingarkohen. Për të rinjët deri 18 vjeç vlejnë të drejta të posaçme në punë.