Sigurimie private me detyrim zhdëmtimi

Çdo person i rritur do të duhej ta bënte një sigurim privat me detyrim zhdëmtimi. Ky merr shpenzimet, kur njeriu dikujt padashje i shkakton dëm.

Zhdëmtimi personal

Kur njeriu një person tjetër e lëndon apo ndonjë gjë e dëmton, që një personi tjetër i takon, për këtë detyrohet njeriu financiarisht. Kjo vlen edhe atëherë, kur dëmet nuk janë shkaktuar me qëllim. Shpenzimet munden me qenë shumë të larta. Kur njeriu si shembull dikend gjatë ngasjes të skive e lëndon, munden dëmet të shkojnë qindramijëra franga.

Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi

Për mos me hy në vështërësi financiare nëse ndodhë një dëm, i nevojitet njeriut një sigurim privat me detyrim zhdëmtimi (Privathaftpflichtversicherung). Ky ofertohet prej shumicës të sigurimeve private. Sigurimet private me detyrim zhdëmtimi munden shpesh të bëhen prej të gjithë personave që jetojnë bashkë. Ky sigurim nuk është i obligueshëm por preferohet patjetër.

Shërbimet e sigurimit

Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi i mbulon dëmet në gjësende dhe persona, të cilat një person i siguruar i ka shkaktuar një tjetri. Këtu hyjn shpenzimet për riparim, shpenzimet për shërim, dëmet në rrogë apo para për dhembjet e shkaktuara. Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi i mbulon edhe shpenzimet dhe dëmet të cilat i shkaktojnë shtazët shtëpiake. Ky nuk paguan për dëmet që njeriu i shkakton personit të cilët jetojnë s`bashku në shtëpi. Nuk mbulohen edhe shpenzimet, që njeriu i shkakton me qëllim apo pakujdesi.