Sistemi Arsimor

Sistemi arsimor Zviceran njihet ashtu, që ka mundësi të vazhdueshme të pesonale të zhvillimit të mëtejm. Një vend me vlerë të posaçme ka arsimimi për profesione. Kjo ofron bazën për arsimim të mëtejm apo bile edhe për një studim në shkollat e larta.

Ndërtimi / Përgjegjësit

Në Zvicër bëhet dallimi në mes tri niveleve të ndërtimit arsimor:

  • Shkolla obligative (Shkolla fillore nëntë vjeçare: Parashkolla, Shkolla fillore e ulët dhe niveli Sekundar I)
  • Arsimimi bazë për profesion apo shkollat e mesme (Sekundarstufe II)
  • Shkollat e larta/universitetet dhe arsimimi profesional i lartë (Tertiärstufe

Në Zvicër, arsimimi është kryesisht në domenin publik. Detyrat dhe përgjegjësit janë mbi federaten, kantone dhe komuna të ndara. Për këtë munden shkollat dhe sistemet shkollore në mes të kantoneve të kenë dallim.

Detyrimi shkollor

Shkolla e detyruar zgjatë në kantonin Basel-Landschaft 11 vjet. Kjo fillon, kur fëmiju t`i mbush 4 vjet. Kur fëmijët pa arsye dhe pa paralajmërim nuk shkojnë në shkollë, munden të gjobiten prindërit. Të rinjë e adhur deri në 16 vjet e kanë të drejtën, që të hyjnë në shkollën e detyruar.Të rinjët që vinë më vonë, munden në Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ) të informohen për mundësit e tjera. Rregullore të veçanta zbatohen për refugjatët nga mosha 16 deri në 18 vjeç.

Arsimimi pas shkollimit të detyruar

Pas shkollës të detyruar absolvojnë gati të gjithë të rinjët një arsimim tjetër. Posaçërisht shpesh vendosin të rinjët për një profesion me arsimim bazë (Berufslehre). Kjo ofron më vonë hyrjen në arsimimin profesional të lartë. Kush përgjatë shkollimit apo më vonë bënë një maturë profesioni (Berufsmaturität) ose (Fachmaturität) mundet më vonë ta vazhdoj një shkollë të lartë (Fachhochschule). Përafërsisht 20 përqind e të rinjëve absolvojnë një maturë gjimnazi (gymnasiale Maturität), e cila shpie direkt në një universitet për studime.

Bursat

Me bursa (Stipendien) munden edhe personat me pak para të absolvojnë shkolla apo arsimime në profesion. Ka të bëjë me mbështetjen për pagesë për arsimim pas shkollës të obliguar. Edhe të huajat dhe të huajt që jetojnë në Basel-Landschaft, munden sipas rrethanave të përfitojnë prej bursave. Kjo mvaret prej përkatësis shtetërore, lejeqëndrimit të nxënësit, të studentit apo të prindërve. Njoftime të tjera ndan Departamenti i Granteve të Arsimimit (Abteilung Ausbildungsbeiträge) i administratës kantonale.