Treni, autobusi dhe tramvaje

Komunikacioni publik në Zvicër është i ndërtuar shumë mirë. Praktikisht është pothuajse çdo vendbanim me trena, autobusa apo tramvaje i arritshëm. Mjetet e komunikacionit janë të përpikta dhe ngasin në kohë të rregullt.

Komunikacioni publik

Komunikacioni publik (ÖV) ka në Zvicër një vend shumë të rëndësishëm. Pasi që pothuajse gati çdo vendbanim shumë herët është i arritshëm, e shfrytëzojnë shumë udhëtarë trein apo autobusin. Ngasjet janë megjithë relativisht shtrenjët, mirëpo ka mundësi të ndryshme, të kursesh para. Kështu e vlen që të blehet, një abonament apo një kartë e lirë. Me një gjysëmtaksabonament( Halbtaxabo) e paguan njeriu në tërë Zvicrën gjysmën e çmimit.

Biletat dhe abonamentet

Kush don ta shfrytëzoj trenin, duhet më parë ta blej një biletë (Billett). Nuk mund të blihen bileta në tren. Në autobusa është ndryshueshëm e rregulluar. Në çdo stacion të trenit dhe në shumicën e stacioneve për ndalje të autobusave gjenden automatat për bileta, në stacionet e mëdha të trenave ka sportele me shërbim. Biletat munden online apo përmes handyt të blehen. Për personat që udhëtojnë shumë ka abonamente të ndryshme. Këto janë për rrugë të veçanta, vende të veçanta apo në tërë Zvicrën rrjeti i komunikacionit (abonamenti gjeneral) në shitje. Fëmijët deri në 6 vjeç ngasin falas. Deri në 16 vjeç udhëtoni s`bashku me prindërt apo gjyshërit gati falas, nëse ju e keni një kartë për junior-apo për fëmijët
(Junior-oder Kinder-Mitfahrkarte). Informacione për bileta dhe abonamente mund të merren në bashkësin e trenave të Zvicrës (SBB) apo në ndërmarrjet e transporti.

Tarifverbund Nordwestschweiz TNW

Shoqata tarifore Veriperëndimore e Zvicrës TNW (Tarifverbund Nordwestschweiz TNW) ofron tarifa speciale për biletat, abonimet dhe biletat ditore. Rajoni është i ndarë në disa zona. Kushdo që udhëton shpesh me tramvaj, autobus ose tren në rajonin veriperëndimor të Zvicrës mund të përfitojë nga abonimi U (U-Abo). Kjo vlen për të gjithë zonën e rrjetit TNW (TNW). Nëse udhëtoni përtej zonës, keni nevojë për një biletë të veçantë.

Kartat ditore të komunave

Kush e planifikon një udhëtim të gjatë mbrenda Zvicrës, mundet në shumë komuna ta nxjerr një kartë ditore (Gemeindetageskarte) me një çmim të ulët. Kjo ofertë është e kufizuar, njeriu duhet mjaftueshëm herët ta rezervoj. Informacione për këtë ofron administrata e komunës.