Me gjetë punë

Nё krahasim me vendet e tjera nё Zvicёr ka vetёm pak tё papunё. Megjithёkёtё punёkёrkuesit duhet tё plotёsojnё kёrkesa tё larta. Dёftesat dhe diplomat kanё domethёnie tё madhe. Njohuria e gjuhёs gjermane ёshtё njё parakusht pothuajse pёr ҫdo vend tё punёs.

Kualifikimet

Profesionet e përfunduara, diplomat dhe kualifikimet e mëtejshme kanë në Zvicër gati në të gjitha profesionet vlerë të lartë. Diplomat e huaja nuk pranohen çdoherë. Shumë të rëndësishme gjatë kërkimit të një pune janë edhe dëftesat e punës të punëdhënësit të mëhershëm. Për shumicën e vendeve të punës janë njohurit e gjuhës gjermane të nevojshme.

Me gjetë një vend pune

Ofertat e vendeve të punës i gjen njeriu në gazeta ditore edhe në portale të ndryshme të internetit. Tutje ka zyra private ndërmjetësuese për punë. Qendrat publike rajonale për ndërmjetësim në punë (RAV) munden me ndihmue gjatë kërkimit të një vendi të punës. Aty ka kompjuter dhe gazeta ditore në dispozicion dhe punonjësit i këshillojnë punëkërkuesit.

Aplikimi

Për një vend pune aplikon njeriu normalisht me shkrim, me email ose online. Për një aplikim duhet më s`paku një biografi, një shkresë për motivim dhe nëse është e mundshme një kopje nga dëftesat përfundimtare, diplomat dhe dëftesat e punës. Nëse punëdhënësi është i interesuar, njeriu do të ftohet për një bisedë prezentimi personal (Vorstellungsgespräch). Vende të ndryshme ofrojnë mbështetje falas për përgatitjen e shkresës për aplikim.