Me mësue gjermanisht

Me mësue saktë gjermanisht, preferohet shkuarja në një kurs të gjuhës gjermane. Oferta për kurse në rajonin Basel është e gjerë dhe e orientuar në situata të ndryshme jetësore.

Ofertat

Shumë ofertues udhëheqin në rajonin Basel kurse të gjuhës për grupe të ndryshme. Disa ofertues janë ndërmarrje komerciale, tjerët janë me interes të përgjithshëm apo instuticione shtetërore. Kush nuk e zotëron alfabetin latin apo ka vështërsi me shkrim e lexim, mundet me e vizitue një kurs për me e mësue alfabetin (Alphabetisierungskurs). Para se me e bërë një kurs të gjuhës gjermane njeriu duhet të informohet për llojet e ndryshme të kurseve dhe shpenzimet. Për prindërit me fëmijët e tyre ka kurse speciale me përkujdesje fëmijësh. Zyra e të huajve Baselland (Ausländerdienst Baselland ald) apo komuna ku banoni informojnë për ofertat.

Nivelet gjuhësore

Në ç' nivel një njeri flet gjermanisht, kjo mund të matet me "Kornizën referuese e përbashkët evropiane". Shkurtimi për te është GER. GER është matësi për gjuhën dhe ka 6 nivele A1, A2, B1, B2, C1 und C2. Kur keni arritur nivelin A1 ose A2, keni njohuri bazë në gjermanisht. Kur arrini nivelin C1 ose C2, ju keni përparuar shumë.

  • Ju dëshironi të bëni një formim profesional, që njihet në Zvicër? Atëherë ju duhet niveli B1 ose B2.
  • Kur dëshironi të studioni në një universitet, ju duhet niveli C1 ose C2.