Borxhet

Kur njeriu nuk i paguan faturat rregullisht, mundet me pas konsekuenca serioze. Te problemet me financa ofrojnë mbështetje qendrat këshilluese për borgje.

Vërejtjet dhe mbledhja e borxhit

Kush nuk e paguan një faturë me kohë, e merr në rastin normal një vërejtje të parë dhe të dytë (Mahnung). Kreditorët e kanë mundësin në çdo kohë, të bëjnë në Zyrën e Përmbaruesit një paraqitje për mbledhje të borxhit.(Betreibung). Në këtë rast merr borxhlikja apo borxhliu një urdhër për pagesë nga zyra përgjegjëse e përmbaruesit për borxhlinjë (Betreibungsamt). Me këtë shtohen taksat. Kush është i mendimit, se nuk është e drejtë mbledhja e borxhit ndaj tij, mundet me një person për drejtësi (Rechtsvorschlag) të mbrohet te zyra e përmbaruesit për mbledhjen e borxhit. Kujdes: Kjo zyre mundet me bërë sekuestrimin e rrogës apo të gjërave me vlerë. Përveç kësaj borxhet regjistrohen në regjistrin për borxhe (Betreibungsregister)(edhe kur njeriu në fund ka paguar). Kjo mundet ndër të tjera të paraqes problem gjatë kërkimit të një banese.

Borxhet

Kush ka brengë apo borxhe, mundet me u drejtue në zyrën për këshillime për borxhe (Schuldenberatungsstelle). Aty merr njeriu mbështetje. Ekspertët shikojnë s`bashku me kërkuesin për këshillim situatën dhe kërkojnë një zgjidhje. Organizata Caritas ofron një këshillim anonim përmes telefonit: "SOS-Schulden" Beratungs-Hotline, Telefon 0800 708 708 (falas). Sipas nevojes do të dërgohet njeriu në një zyrë tjetër. Ndihmë në internet dhe informacione të dobishme merr njeriu në faqen e internetit Schuldenberatung Basel-Landschaft në shumë gjuhë për këshillim për borxhe.