Shkolla e detyruar

Shkolla e detyruar ju ofron fëmijëve një arsimim bazë, që atyre ju mundëson ngritjen në arsimime tjera të mundëshme. Shkollat publike janë falas.

Me e lajmërue fëmijun

Për punën në shkollat publike janë komunat përgjegjëse. Për ta lajmëruar një fëmijë në shkollë, drejtohet njeriu ose në komunën ku banon apo direkt te udhëheqësia e shkollës në shkollë.

Nivelet shkollore

Shkolla e detyruar është e ndar në tri nivele të njëpasnjëshme:

  • Kopshti i parashkollor i fëmijëve (Kindergarten) zgjat 2 vjet.
  • Shkolla fillore e ulët (Primarschule) zgjat 6 vjet. Fëmijët me nevoja të veçanta apo aftësi të veçanta mbështeten dhe nxiten special.
  • Niveli i lartë (Sekundarstufe I) zgjat 3 vjet. Në nivelin e lartë ka tri lloje të ndryshme të shkollës (A-Zug, E-Zug, P-Zug). Këto kanë kërkesa të ndryshme të suksesit.
  • Fëmijët që nuk e flasin gjuhën gjermane mbështeten special në të gjitha nivelet.

Mësime në gjuhën dhe kulturën amtare (HSK) (DE)

Përveç orëve të detyrueshme, fëmijët mund të ndjekin mësimet në gjuhën dhe kulturën e tyre amtare (Heimatliche Sprache und Kultur, HSK). Fëmijët dhe të rinjtë mësojnë të kuptojnë, flasin, lexojnë dhe shkruajnë më mirë gjuhën. Ata merren, për shembull, me historinë, gjeografinë, festat dhe zakonet. Ndjekja e kurseve është vullnetare dhe zakonisht me pagesë, por rekomandohet.

Shkollat / Private dhe Publike

Shkollat publike janë falas. Djemët dhe vajzat mbajnë mësim s`bashku. Mësimi është për nga besimi neutral. Shumica e fëmijëve dhe të rinjëve e absolvojnë shkollimin e detyruar në një shkollë publike (95%). Ka edhe shkolla private. Nëse prindërit i dërgojn fëmijët e tyre në një shkollë private, zakonisht i bartin shpenzimet vetë.

Të drejtat dhe detyrat e prindërve

Shkolla është e obliguar, që prindërit t`i informoj për fëmijun e tyre për përditshmërin shkollore dhe rezultatet në mësim. Për këtë bëhen biseda me prindër (në mes personelit mësimor dhe prindërve), mbrëmjet për prindër ( informacionet e shkollës për prindër) dhe organizimet me informacione të ndryshme. Këto janë në përgjithësi për prindër obligative. Prindërit janë përgjegjës që fëmiju të shkoj në shkollë rregullisht. Nëse fëmiju nuk mund të shkoj në shkollë (p.sh sëmundja), duhet prndërit për këtë ta informojnë shkollën. Ata duhet poashtu të kujdesën, që fëmijët e tyre t`i kryejn detyrat e shtëpisë. Me atë që prindërit punën shkollore dhe detyrat e shtëpisë i shikojnë rregullisht dhe tregojnë interesim munden ta mbështesin fëmijën e tyre. Për personat, të cilët nuk e njohin sistemin arsimor në Zvicër ka organizime informative speciale, shpesh edhe në gjuhë të tjera përveç gjermanisht.

Pyetje / mbështetje

Te pyetjet për shkollë duhet prindërit gjithmonë s`pari me u drejtue te personi mësimor. Ky mund të ndihmoj tutje, kur prindërit kanë nevojë për mbështetje. Edhe personi mësimor u drejtohet s`pari prindërve, nëse ka përshtypjen që fëmijut i nevojitet diçka apo ka ndonjë pyetje. është në përgjithësi me rëndësi që prindërit të kërkojnë kontakt me personin mësimor për të punuar ngusht s`bashku. Te vështërsit psiqike apo sociale mundet edhe shërbimi psikologjik i shkollës (Schulpsychologischer Dienst) fëmijëve dhe prindërve të tyre tu ofroj ndihmë falas.