Me qenë prind

Me e edukuar një fëmijë, është me shumë përgjegjësi. Shumë prindër bëjnë aty këtu ndonjë pyetje, çka është e mirë për fëmijun e tyre. Shkëmbimi me prindërit e tjerë mund të jetë shumë i dobishëm. Përveç kësaj ka qendra të ndryshme për këshillim të cilat ndihmojnë.

Pikëtakimet

Ka oferta të shumta për nëna dha baba, që duan të shkëmbehen me prindërit e tjerë apo që duan me fëmijën e tyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Disa oferta janë bërë posaçërisht, që prindërit zviceran dhe ata të huaj të ndëlidhin kontakte.

  • Për foshnja dhe fëmijë të vegjël deri në 2 vjeç ka në shumë komuna grupet e zvarritjes (krabbelgruppen), ku edhe prindërit vin në kontakt me njëri tjetrin.
  • Prindërit-fëmiju-edukatë fizike (MuKi-/VaKi-/ElKi-edukatë fizike) ofron lojë, kënaqësi dhe lëvizje për prindër me fëmijë të vegjël. Edukata fizike ofrohet në shumicën e komunave.
  • Në qendrat familjare (Familienzentrum) bëhen gjëra të ndryshme për prindër dhe fëmijët e tyre.
  • Bibliotekat dhe ludotekat kanë oferta për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenjë dhe prindërit e tyre.

E vlen gjithsesi, që të njoftoheni te komuna që banoni mbi ofertat e ndryshme në rajon.

Arsimimi për prindër

Në kantonin Basel-Landschaft munden prindërit që të bëjnë kurse për tema të ndryshme. Ka kurse, që posaçërisht përmbushin nevojat e emigranteve dhe emigrantëve. Kështu ka shembull kurse për sistemin shkollor zviceran. Disa kurse ofrohen edhe në gjuhë të huaja. Mbi ofertat informojnë faqet e internetit " Elternbildung Baselland", shkollat apo vendbanimi komunal.

Këshillimi për edukim

Kush ka pyetje për edukim të fëmijëve, mundet të drejtohet në këshillimore të ndryshme. Në të gjitha rajonet ka këshillimore për familje. Mëtej ofrojnë këshillimoret për nëna dhe baba (Mütter-und Väterberatung) në komuna të ndryshme, ndihmën e tyre, po ashtu në pyetjet për përkujdesje ndaj foshnjave. Te thirrjet urgjente të prindëve këshillojnë specialistët prindërit në telefon apo me E-Mail (telefoni 0848 35 45 55 (tarifa me telefon fiks), www.elternnotruf.ch).