Numrat emergjent

Numrat emergjent janë çdo ditë 24 orë hapur. Numrat e shkurt (3 shifra) janë çdo herë falas. Për numrat e tjerë paguan njeriu sipas rregullit tarifen normale për telefon.

Numrat e përgjithshëm emergjent: 112

Me këtë numër e arrin njeriu qendren emergjente të policisë. Sipas llojit të emergjencës informon policia edhe vendet tjera si (p.sh. zjarrëfikësit).

Policia: 117

Me këtë numër e arrin njeriu qendren për thirrje emergjente në polici.

Zjarrërfikësit: 118

Me këtë numër e arrin njeriu qendren e veprimit të zjarrëfiksëve

Ndihma e parë / shërbimi i shpëtimit: 144

Me këtë numër arrin njeriu qendren e veprimit të shërbimit të shpëtimit. Numri 144 duhet të thirret vetëm kur njeriut i nevojitet menjëherë ndihmë dhe nevojitet transport me ndihmë të shpejt ose kur njeriu nuk din ta vlerësoj situatën (p.sh) pas një aksidenti). Te problemet e tjera medicinale njeriu e kontakton s`pari një mjek familjar / një mjeke familjare. Jashtë orarit të punës kanë disa mjek familjar shërbim për emergjenca. Kush ka shërbim në emergjencë, e kupton njeriu në mes mesazhit në telefon të mjekut familjar apo në shtypin rajonal. Në situata jo-kërcënuese për jetën, mund të telefononi edhe Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës Mjekësore (MNZ) në 061 261 15 15. Aty merr njeriu këshilla mjekësore dhe drejtohet në vendin e duhur (mjek, spital). është e mundshme, vetë të kërkoni një stacion emergjent (Spital/ emergjencë).

Farmaci emergjente: 061 263 75 75

Me këtë numër mëson njeriu, cilat barnatore në Basel-Landschaft dhe Basel-Stadt janë hapur për shërbime emergjente (Notfallapotheke). Aty mundet njeriu edhe jashtë orarit të rregullt të punës të marr medikamente.

Mjeku i dhëmbëve për shërbime emergjente:061 261 15 15

Me këtë numër mëson njeriu, cili mjek i dhëmbëve apo mjeke e dhëmbëve ka shërbim emergjent në kantonin Basel-Landschaft.

Thirrja emergjente-helmimi:145

Nëse njeriu gëlltit diçka helmuese apo supozon që ka gëlltit diçka helmuese, ju ndihmojnë mjekët dhe specialistët në këtë numër. Ata sqarojn çka duhet të bëni te helmimi. Te gjendja e rrezikshme për jetë duhet njeriu menjëherë ta thërras numrin 144. Në faqen e internetit gjeni informacone të shumta për temën helmi/helmimi.

Këshillimi të rriturr: 143

"Telefoni 143" (Dora e Zgjatur, Dargebotenehand) është për persona të cilët dëshiroj të flasin për problemet e tyre pa marr parasysh për llojin e problemit (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Njeriu mund të thërras edhe në situata krizash mirëpo edhe te të gjitha vështërsit dhe brengat tjera. Biseda është në besim dhe anonime. Sipas dëshirës merr njeriu informacione edhe për oferta të tjera që ofrojnë ndihmë të përshtatshëme.

Këshillimi për fëmijë / të rinjë: 147

"Telefoni 147" është për fëmijë dhe të rinjë, të cilët dëshirojnë me dikë të flasin për problemet e tyre të çfarë do lloji qofshin (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Njeriu mundet të thërras në situata krize, mirëpo edhe te të gjitha vështërsit e tjera. Një person i specializuar është 24 orë në dispozicion. Biseda është në besim dhe anonime. Kontakti është i mundshm edhe me Mail, SMS; apo Chat.

Thirrja emergjente për prindër: 0848 35 45 55

Thirrja emergjente për prindër (Elternnotruf) këshillojnë specialistët prindërit apo personat e tjerë në lidhje me pyetjet për edukim. Ata ndihmojnë, kur njeriu është i brengosur apo i mbingarkuar për fëmijun e tij apo një fëmijë tjetër. Njeriu mundet me u drejtue edhe në thirrjen emergjente për prindër, kur njeriu frikohet, që fëmiju i tij apo një tjetër është viktim i keqtrajtuar psiqikisht/fizikisht. Biseda është në besim dhe sipas dëshirës anonime. Kontakti me Mail është i mundshm. Te pyetjet medicinale kjo thirrje nuk mundet të ndihmoj.

Dhuna shtëpiake (gratë): 061 681 66 33

Shtëpia e grave (Frauenhaus) beider Basel ofron përgjatë 24 orëve këshilla dhe mbështetje grave të cilat janë të prekura nga dhuna shtëpiake. Edhe të afërmit dhe njerëzit specialist munden me u drejtue te kjo shtëpi. Biseda është në besim dhe sipas dëshirës anonime. Informacione të hollësishme për temën dhuna shtëpiake, edhe për burrat e prekur dhe datat për kontakt për ecurin e mëtejme dhe këshillimoret i gjeni në kapitulin Marrëdhënie partnerësh dhe Dhuna në familje nën hallo-baselland.ch.