Prindësia dhe familja

Kush ka fëmijë në Zvicër, finanzohet për fëmijë dhe merr shtesat për arsimim. Gratë që punojnë kanë me lindjen e fëmijut të drejtë për një pushim me pagesë deri në 14 javë.

Pagesa e pushimit të nënave

Gratë, që janë të punësuara kanë zakonisht të drejtë pas lindjes të fëmijut për pushim me pagesë (Mutterschaftsurlaub) prej 14 javësh. Në këtë kohë ju paguhet atyre zakonisht 80 përqind e pagës. Ato që nuk punojnë apo ato që janë të pa afta për punë duhet të shkojnë të njoftohen në institutin për sigurime sociale (Sozialversicherungenanstal SVA) a e gëzojn edhe ato këtë të drejtë. Këtu ka rregulla speciale. Përgjatë tetë javëve të para pas lindjes nënat nuk guxojnë të punojnë (mbrojtja e nënave).

Shtesat e familjes

Kush ka fëmijë, mbështetet financiarisht me shtesa të familjes (Familienzulagen). Këto paguhen si shtesa për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare dhe për të rinjë në arsimim deri në moshën 25 vjeçare. Të drejtë për këtë kanë prindërit, që punojnë (edhe të pavarurit), apo prindërt që nuk punojnë dhe kanë pak para. Te të punësuarit paguhen shtesat e fëmijëve në muaj me pagë. Informacione të tjera për shtesa të familjes japin punëdhënësit apo komunat në institucionet e sigurimeve sociale. Shuma e shtesave të familjes është në kantone e ndryshme.