Universitetet / shkollat e larta

Zvicra njeh dy lloje të shkollave të larta. Universitetet dhe shkollat e larta me drejtime të ndryshme. Për pranimin me dëftesa të maturës për të huajt duhet njeriu të njoftohet direkt vetë në shkollat e larta.

Sistemi shkollor i lartë

Në shkollat e larta të Zvicrës dallon njeriu universitetet dhe shkollat e larta specializuese (Fachhochschulen) niveli terciar (Tertiärstufe). Në shkollat e larta të specializuara bëhet një mësim i orientuar praktikisht kurse në universitete më tepër i orientuar teoretikisht. Të dy llojet e shkollave janë të barabartë dhe të formuar me sistemin europian Bologna. Ato përmbyllen me një Bachelor apo Master që pranohet në Evropë.

Pranimi

Sipas shkollës të lartë vlejnë kushte të tjera pranimi. Me dëftesa të maturës Zvicerane pranimi në shkollat e larta është i garantuar. Maturat e përfunduara jashtë vendit nuk pranohen çdoherë. Për pranim për të studiuar duhet njeriu direkt të drejtohet te shkollat e larta (universitet/shkolla e larta të specializuara), ku njeriu dëshiron të studioj. Zakonisht vëhet si parakusht njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane. Përjashtim bëjnë disa drejtime për studim, që komplet ofrohet oferta për studim në gjuhën angleze. Qendra e Informacionit të Karrierës (BIZ) ju informon falas për mundësit e ndryshme në nivelin terciar.

Arsimimi profesional i lartë

Pranë shkollave të larta në Zvicër edhe arsimimi profesional i lartë (höhere Berufsbildung) është një rrugë e preferuar me u arsimuar tutje. Kjo ju mundëson njerëzve në profesion përkatës një specializim dhe thellim të njohurive, po ashtu marrjen e detyrave udhëheqëse. Arsimimi i lartë profesional përngjitet në arsimimin bazë profesional (arsimimi profesional, Berufslehre). Për këtë nuk nevojitet matura. Qendra e Informacionit të Karrierës ju informon falas për mundësit e ndryshme.