Ndihma sociale

Ndihma sociale mbështet njerëzit, që nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar dhe ata që nuk marrin apo marrin shumë pak mjete financiare prej sigurimeve sociale. Nuk ka të bëjë me një sigurim, por me një mbështetje nga shteti.

Ndihma sociale

Ndihma sociale (Sozialhilfe) i mbështet njerëzit në Zvicër, të cilët kanë ra në mjerim. Ajo mbulon shpenzimet minimale për jetë. Pranë ndihmës financiare ofron edhe këshillime. Qëllimi është që njerëzit mundësisht ekonomikisht shpejt përsëri të pavarësohen. Ndihma sociale nuk paguan kur dikush merr mjaftueshem ndihmë tjetër financiare, me e financue jetën e tij-si p.sh. paratë për të papunët, pensionet, pagat, apo mbështetje nga të njohurit. Ajo nuk paguan as borxhet. Parat duhet të kthehen, kur njeriu posedon përsëri mjete të mjaftueshme financiare. Ndihma sociale finanzohet nga tatim pagueset dhe tatim paguesit.

Aplikimi për ndihmë sociale

Kush don të aplikoj për ndihmë sociale drejtohet te shërbimi social (Socialdienst) i komunës. Aty duhet njeriu hapur të paraqesë të ardhurat dhe pasurin e tij. Pastaj vërtetohet e drejta. Zyrtarët e caktojnë shumën dhe llojin e mbështetjes individualisht. Kush jep të dhëna të pavërteta apo hesht diçka e bënë vetën të dënueshëm. Shërbimi social mundet të udhëzoj dhe të vëj kushte. Kur njeriu këto nuk i përmbush, mundet shërbimet të shkurtohen. Pjesëmarrja në bisedat këshilluese është e obliguar. Njeriu është i obliguar, të bëjë gjithçka për me e zvogëluar gjendjen e mjerueshme.