Shtatzënësia / lindja

Gratë shtatzëna nuk duhet t`i paguajnë vet kontrollat e nevojshme. Edhe shpenzimet e lindjes i merr përsipër sigurimi bazë. Pas lindjes munden prindërit të këshillohen falas.

Shërbimet shtatzënësia dhe lindja

Shërbimet medicinale në lidhje me shtatzënësin dhe lindjen mbulohen nga sigurimi shëndetësor bazë (Grundversicherung). Këtu bëjnë pjesë kontrollat e rregullta para lindjes, lindja vetë dhe përkujdesja e nevojshme më pastaj. Gratë shtatzëna duhet me kohë të drejtohen te një mjeke, mjek apo mami. Spitalet dhe mamit ofrojn kurse për parapërgatitje për lindje (Geburtsvorbereitungskurs). Ka kurse speciale për emigrante. Lindja mund të bëhet në spital, në një shtëpi për lindje apo te shtëpia.

Pas lindjes

është e zakonshme në Zvicër, që prindërit pas lindjes të këshillohen. Për këtë ka këshillimore për nëna dhe baba (Mütter-und Väterberatungsstelle). Këto të njoftojnë për zhvillimin, ushqimin dhe përkujdesjen për foshnje. Këshillimet janë falas. Për kontrollat e mëpastajme të nevojshme për nënën dhe foshnjen informojnë mjeku, mjekja apo mamia. është shumë e rëndësishme, që fëmiju më s`voni tre muaj pas lindjes të sigurohet kundër sëmundjeve dhe aksidentit (sigurimi bazë, sigurimi për aksident). Më s`miri është që njeriu ta bëjë këtë që para lindjes.

Vaksinimi

është e preferueshme, që njeriu me kohë t`i vaksinoj fëmijët kundër disa sëmundjeve. Vaksinimi nuk është i detyruar. Shpenzimet për vaksinimet e propozuara i merr sipas rregullit sigurimi bazë. Mjekja e fëmijëve apo mjeku i fëmijëve apo këshillimorja për nëna dhe baba informojnë për vaksinim.

Ndërprerja e shtatzënësisë

Në Zvicër është e lejueshme ndëprerja e shtatzënësisë në tre muajt e parë. Pas kalimit të javës të 12 të shtatzënësisë është një abort i mundshëm vetëm nëse rrezikohet shëndeti fizik apo psiqik i gruas. Këtë duhet ta vendos një mjeke apo mjek. Kush e mendon një ndërprerje të shtatzënësisë, ka të drejtë për një këshillim falas. Grat e reja nën 16 vjeç duhet të drejtohen te një këshillimore e specializuar. Shpenzimet për të gjitha shërbimet mjekësore mbulohen prej sigurimit bazë.