Alkooli / duhani / droga

Kush mban drogë, e konsumon apo e shet, e bënë veten të dënohet. Për shitje të alkoolit dhe duhanit është mosha e caktuar.

Alkooli dhe duhani

Për shitjen e alkoolit dhe duhanit ka kufizim të moshës. Kështu duhani dhe pijet alkoolike në kantonin Basel-Landschaft nuk guxojnë tu shiten të rinjëve nën 16 vjeç. Për pije alkoolike të posaçme si spirituset, kufiri në moshë qëndron te 18 vjeç.

Ndalimi i pirjes të duhanit

Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër është kantonalisht ndryshueshëm i rregulluar. Kantoni Basel-Landschaft mbështetet në ligjin e shtetit për mbrojtjen e duhanpirësve pasiv dhe dhe ligji kantonal i kulinarise.

Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:

  • Në hapësirat e mbyllura, në hapësirat e hapura të frekuentuara (Spitalet, administratat, shkollat, muset, kino, teatri, treni, autobusat, shitoret, dhe qendrat për blerje).
  • Hapësirat, në të cilat shumë persona e kanë vendin e tyre të punës.

Se a është e lejuar të pihet duhan në restoran, mvaret nga madhësia e restoranit. Në shumë restorane ka dhoma për pirjen e duhanit.