Partneriteti

Në Zvicër janë të akceptuara forma të ndryshme të bashkëjetesës. Për me u martuar, duhet njeriu më s`paku të jetë 18 vjeç. Partnerët në martesë kanë të drejta të barabarta.

Bashëjetesa

Format e bashkëjetesës janë ndryshuar në dhjetëvjetshin e kaluar shumë.Shpesh jetojnë çifte të pamartuar s`bashku (bashkëjetesë jashtë martese, Konkubinat) dhe kanë po ashtu fëmijë të përbashkët. Një ndarje të roleve në mes partnerëve (burrë/grua) nuk ka. Edhe bashkëjetesa me gjininë e njëjtë është e akceptuar dhe me ligj e barabartë.

Martesa / partneriteti i regjistruar

Në Zvicër duhet njeriu të jetë 18 vjeç, për të guxuar të martohet. Edhe çiftet e të njëjtit seks mund të martohen. Kush don të martohet duhet të regjistrohet në Zyrën e gjendjes Civile. Zyra e gjendjes Civile Basel-Landschaft gjendet në Arlesheim dhe ndërmerr një procedurë për parapërgatitjen e martesës. Me këtë shikohet aftësia e partnerëve për martesë. Pas përmbylljes të parapërgatitjeve duhet të bëhet dasma mbrenda tre muajve. Zyra Civile informon saktësisht për procedurën dhe dokumentet e nevojshme. Nëse jeton njëri prej personave jashtë vendit, mundet të bëhet një kërkesë për ardhje për përgatitjen e martesës. Nëse dyshohet për një martesë të falsifikuar, zyra e gjendjes civile mund të refuzojë ceremoninë e martesës. Në këtë rast, edhe një martesë e lidhur tashmë mund të shpallet e pavlefshme ose të hiqet leja e qëndrimit.

Të drejtat dhe detyrimet

Partnerët në martesë sipas ligjit kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe janë të barabartë. Të dy partnerët bashkëshortor duhet të martohen me dëshirë. Nëse zyrtarët e kuptojnë, se dikush është detyruar të martohet (Zwangsheirat), munden këtë martesë ta shpallin të pavlefshme dhe atë i cili e ka detyruar këtë martesë ta dënojnë. Kush ndjehet se është detyruar për një martesë, duhet të kërkoj mbështetje. Për këtë është numri i telefonit pa pagesë (0800 800 007) nga Qendra Këshillimore për martesat e detyruara zwangsheirat.ch.

Planifikimi familjar

Për pyetje për planifikimin familjar, shtatzënësinë dhe seksualitetin ka në kantonin Basel-Landschaft qendra speciale këshilluese në Liestal dhe Binningen. Këto vende informojnë pjesërisht falas dhe me besim për temat si mbrojtja, problemet seksuale, shtatzënësit e pa dëshiruara apo sëmundjet e organeve gjenitale. Ato këshillojnë edhe prindërit e ardhshëm dhe personat me fëmijë.

çkurorëzimi

çkurorëzimi mundet s`bashku prej të dy bashkëshortëve apo edhe vetëm prej njërit bashkëshort të kërkohet. Përgjegjës janë gjykatat civile të rretheve (Zivilkreisgerichte) i rrethit. Edhe bashkëshortësit të cilat janë bërë jashtë vendit munden sipas të drejtës Zvicerane të shkurorëzohen. Për këtë duhet njeriu që qëllimin për jetë ta ketë në Zvicër dhe më s` paku të ketë një vit me banim këtu. Një shkurorëzim mund të ketë ndikim te leja e qëndrimit, apo te procedura për nënshtetësi. Se a munden personat e huaj mbas shkurorëzimit të rrin në Zvicër, mvaret prej shumë faktorëve. Për viktimat e dhunës familjare vlejnë rregulla të posaҫme. Informacione për shkurorëzim mundet njeriu me marr në këshillimore për familje dhe bashkëshortësi apo këshillimore për të drejta.