Shërbimit mjekësore

Kush sëmuret apo ka një aksident, duhet në të shumtën e rasteve s`pari të shkoj te mjeku familjar. Te sëmundjet e lehta apo aksidentet merr njeriu ndihmë edhe në barnatore. Vetëm te aksidentet vërtetë të rënda duhet njeriu të shkoj direkt në spital.

Barnatoret

Barnatoret shesin barna për të cilat duhet të kesh detyrimisht recept dhe të gjitha barnat e tjera. Te një sëmundje e lehtë propozohet, që njeriu të shkoj më parë në barnatore. Farmacistja dhe farmacisti janë të arsimuar mirë dhe këshillojnë klientet dhe klientët e tyre. Një barnatore për raste urgjente është çdo herë e hapur, kështu njeriu merr edhe në raste urgjente barna. Nën numrin e telefonit 061 263 75 75 kupton njeriu cila barnatore për raste urgjente është e hapur.

Mjeku familjar / mjeku i fëmijve

Në Zvicër e kanë shumë persona një mjek familjar (Hausarzt). Ky e njeh ecurin personale të sëmundjes dhe është te problemet medicinale personi i parë kontaktues. Për fëmijë ka mjeke dhe mjek të fëmijëve. Nëse është e nevojshme, i udhëzon mjeku pacientat te mjekët specialist në fushë të caktuar apo në spital. Direkt në spital duhet njeriu të shkoj vetëm në raste emergjente të rënda. Për të gjitha emergjencat e tjera ka jashtë orarit të punës të mjekëve qendra e thirrjeve të urgjencës mjekësore MNZ. Ajo është 24 orë hapur nën këtë numer 061 261 15 15.

Mjeku i dhëmbëve

Mjekimi i dhëmbëve sipas rregullit duhet të paguhet vetë. Mirëpo ekziston mundësia, me e bërë një sigurim shtesë, që e mbulon trajtimin e dhëmbëve. Fëmijët që shkojnë në shkollë e kanë të drejtën për kontroll të dhëmbëve një herë në vit. Informacione për këtë jep shkolla.

Spitali / stacionet për raste emergjente

Kur dikush duhet të shtrihet në spital (Spital), në shumicën e rasteve udhëzohet nga një mjeke apo mjek. Përjashtim bëjnë aksidentet e rënda, te të cilat njeriu duhet direkt të shtrihet në një stacion për raste emergjente. Nëse situata është e rrezikshme për jetë apo pacienti duhet të merret, duhet njeriu të thërras në numrin emergjent 144. Te rastet më pak të rënda është mjekja apo mjeku familjar përgjegjës.

Përkujdesja në shtëpi

Të sëmurit apo nevojtarët për përkujdesje, të cilëve ju nevojitet në shtëpi mbështetje, munden t`i marrin shërbimet nga spitali ekstern për përkujdesje ndaj të sëmurëve (Spitex). Personat e arsimuar në fushën përkatëse shkojnë në shtëpi te pacientet dhe pacientët për përkujdesje ndaj tyre apo me u ndihmuar në punët e shtëpisë. Kjo ofertë ju drejtohet personave që për shkak të sëmundjes, aksidentit, pleqërisë, komplikimet në shtatzënësi apo pas lindjes kanë nevojë për mbështetje. Pjesërisht mbulohen shpenzimet nga sigurimi bazë (Grundversicherung). Përveç shoqatës spitali ekstern Baselland (Spitex Verband Baselland) ka një numër të madh të ofertuesve privat.