Tërheqja e familjes

Anëtarët e familjes të personave, të cilët jetojnë në Zvicër, munden sipas rrethanave të vijnë në Zvicër. Kur të afërmit dhe të njofshmit dëshirojnë të vijnë në Zvicër, duhet të aplikojnë sipas vendit që vijnë për një vizë vizite.

Tërheqja e familjes

Parimisht ekziston mundësia, që edhe antarët familjar (të afërmit direkt apo partneri bashkëshortor) prej personit që jeton këtu të vijnë në Zvicër (tërheqja e familjes, Familiennachzug). Për cilët antarë të familjes mund të aplikohet, mvaret prej përkatsisë shtetërore dhe leje qëndrimit të aplikuesit për kërkesë. Edhe personat me një qëndrim kalues (letërnjoftim F) munden sipas rrethanave ta tërheqin familjen e tyre. Zyra për Migrimin dhe të Drejtat e Qytetarëve (Amt für Migration und Bürgerrecht) vendos për kërkesën dhe jep informacione për dokumentet e nevojshme dhe ecurin e saktë të procedurës. Kujdes: Tërheqja e familjes duhet mbrenda një kohe të caktuar të procedohet. Kjo është te fëmijët më e shkurtër se te personat e rriturr (p.sh. partneri i bashkëshortësisë).

Parapërgatitja për martesë

Kush banon në Zvicër dhe dëshiron ta martoj një partnere apo partner që vie nga jashtë, mundet për parapërgatitje të martesës ta bëjë një kërkesë për ardhje ( Vorbereitung der Heirat). Kjo leje ju mundëson partnerës apo partnerit, që para martesës të vijnë në Zvicër dhe të martohen këtu. Zyra për Migrimin dhe të Drejtat e Qytetarëve (Amt für Migration und Bürgerrecht) e kantonit vendos për kërkesën dhe njofton për dokumentet e nevojshme dhe ecurin e saktë të procedurës.

Viza e udhëtimit

Për banoret dhe banorët e shumë vendeve nuk është e thjeshtë, që ta marrin një vizë udhëtimi për në Zvicër, shembull për të vizituar të afërmit. Mundet me qenë, që prej personave që jetojnë këtu të kërkohet të bëjnë një ftesë me shkrim dhe një garantim të detyruar (Verpflichtungserklärung). Përfaqësit Zvicerane jashtë vendit vendosin për kërkesën dhe njofton për dokumentet e nevojshme dhe ecurin e saktë të procedurës. Informacionet mund të merren edhe te zyra për Migrim dhe Integrim (Amt für Migration und Integration) të kantonit.