Të jetosh me pak para

Jeta në Zvicër është relativisht e shtrenjtë. Për këtë e vlen që artikuj të caktuar të blehen të përdorur. Kush nuk ka para të mjaftueshme mund tё blejё lirë në shitore speciale.

Artikujt e përdorur

Në Zvicër ka shumë shtëpi me mall të përdorur (Brockenhäuser). Aty munden të blehen artikujt e përdorur shumë lirë. Në tregje speciale ofrojnë edhe personat privat gjëra të përdorura. Shembuj janë tregjet me gjëra të pëdorura, treg teshash, treg gjërash për skijim etj. edhe portalet në internet janë për blerje dhe shitje për artikujt e përdorur shumë të pëlqyer.

Tregu i Caritasit

Njerëzit me pak para munden të blejnë në shitoret e Caritasit ( Caritas Markt) gjëra ushqimore dhe produkte për nevoja ditore me një çmim shumë të ulët. Për këtë i nevojitet njeriut një kartë speciale e që kërkesa duhet të bëhet në Caritas. Caritas do të japë informacion dhe do të kontrollojë nëse keni të drejtë për kartën. Në rajon ka një dyqan në Bazel. Ekziston një shërbim i ofrimit të tregut Caritas në Basel-Landschaft.

Mbështetja shtetërore

Kush ka para jo të mjaftueshme për të jetuar, ka në shumë raste të drejtën për mbështetje nga shteti. Kështu mundet p.sh. të aplikohet për të pasur zbritje në shumën e sigurimeve shëndetësore apo bursat për arsimim. Në situata të caktura jetësore merr njeriu para nga sigurimet sociale apo ndihmë sociale.