Biçikleta / me këmbë

Me një rrjet të ndërtuar mirë për biçikleta, ngasja e biçikletave në kantonin e Basel-Landschaft është shumë e këndshme. Shumë të punësuar e shfrytëzojnë biçikletën për të shkuar në punë. Për këmbësore apo shtegtar ka rrugë speciale për shtegëtim.

Këmbë apo me biçikletë përgjatë rrugës

Qytetet dhe komunat në Basel-Landschaft janë për ngasësit e biçikletave dhe këmbësoreve atraktive dhe posaçërisht relativisht të sigurta. Për rrugë të shkurtëra hjekin dorë shumica prej veturave. Ka në shumë vende rrugë apo korsi speciale për biçikleta. Këmbësoret apo këmbësorët kanë te vendkalimi për këmbësor përparësi kundrejt çdo automjeti (përveç kur kalimi i rrugës është i rregulluar me semafor). Kantoni Basel-Landschaft ofron shumë rrugë të bukura për shëtitje dhe shtegtim, të cilat mund të njihen në kohën e lirë. Rrugët për shtegtim janë të shënuara me ngjyrë të verdhë.

Rregullat për ngasësit e biçikletave

Për me e nga biçikletën në Zvicër, nuk duhet një leje apo provim special. Vlejn në përgjithësi të njëjtat rregulla si për ngasësit e automjeteve. Nëse ka rrugë apo korsi speciale për biçikleta duhet këto të shfrytëzohen. Biçikleta duhet të jetë në rregull për komunikacion (dy frena të mirë, zilja, reflektorët para dhe prapa në pedale, dritat para dhe prapa). Nuk eksiston detyrimi për të mbajtur helmet, mirëpo është e preferueshme. Ngasësit e biçikletave duhet patjetër ta bëjnë sigurimin privat të detyrueshëm për dëmshpërblim, sepse për dëme në persona apo gjësende duhet të përgjigjen.

Mësimi për ngasjen e biçikletës

Kush don të mësoj që ta ngas biçikletën, mundet ta bëjë një kurs. Kurset ofrohen prej shoqatës Pro Velo ( Pro Velo). Për emigrante dhe emigrantë ka edhe kurse speciale. Biçikleta të përdorura të lira mund të blihen në (treg për biçikleta Velobörsen).